Këngëtarja e njohur shqiptare, Shkurte Gashi, është bërë të hënën nënë për herë të parë.
Ajo solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Mal.
Por pavarësisht kureshtjes, ajo arriti që ta mbajë hermetike shtatzëninë e saj, e njëlloj veproi edhe pas lindjes.
Këngëtarja nuk u deklarua publikisht për ardhjen në jetë të fëmijës, e në pikëpyetje ngeli edhe partneri i saj.
Megjithatë, një postim i bërë së fundmi në InstaStory ka zbuluar se kush është në të vërtetë mashkulli në krahët e këngëtares.
Ka qenë djali i Shyhrete Behlulit, Lum Salihu, ai i cili në një dhuratë të dërguar çiftit pas ardhjes në jetë të djalit, ka rishpërndarë postimin falënderues të bërë nga babai i fëmijës.
Emri i tij është Albert LImani, identitetin e së cilës këngëtarja ka preferuar ta mbajë tërësisht jashtë kamerave.
Njashtu birmet e emisionit “Prive” kanë konfirmuar se është ai partneri i këngëtares Gashi.
“Faleminderit vëlla”, ka shkruar Alberti në mbishkrimin e buqetës me lule të pranuar si dhuratë për ardhjen në jetë të djalit nga miku i tij Lumi, e që më pas ky i fundit e ka rishpërndarë. /Telegrafi/