Të kesh një mendim ndryshe, nuk është asgjë e jashtëligjshëm. Njerëzit kanë mendime dhe qëndrime të ndryshme dhe diversiteti në mendime, por edhe në aspekt të tjera, e bënë interesante boten.
Por, mendimet e gazetarit Valon Syla për Diasporën shqiptare, kanë lënduar shumë njerëz.
Madje, gazetari që shpesh në mendime e analiza ka treguar të jetë kontrovers, së fundi është sulmuar edhe fizikisht, shkruan “Kosovarja”.
Pas aktualizimit të madh, ai është bërë nga emrat më të krijuar nga Diaspora në rrjetin e madh social, “Facebook”.
Mërgimtarët po hulumtojnë për çdo deklaratë, apo “rrëshqitje” të radhës nga gazetari.