Artisti i njohur tropojan por që banon në Suedi, Prek Vukaj ka dashur të vijë në këtë fundvit me një këngë patriotike.
Kënga e sapo lansuar në kanalin Red Media ku është edhe xhiruar mban titullin “Lulzim Morina (Hero)”, dhe i kushtohet heroit shqiptar që nihej si komandat Luli.
Orkestrimi është punuar nga mjeshtri Burim Krasniqi në bashkëpunim me kolegët Fatmir Makolli, Bahri Rashiti dhe Bekim Zymeri, e me një tekst përshtatur mjaft bukur për trimërinë e heroit shkruar nga Besnik Palnikaj.
Artisti na e sjell mjaft bukur këtë figurë me anë të interpretimit të tij dinjitoz, por njëkohësisht se ai ka mësuar më shumë për trimërinë e madhe të heroit Lulzim Morina edhe nga miqtë dhe të afërt e tij duke i takuar ata.
Ndërsa për realizimin e kësaj kënge ka ndihmuar si sponsor Nuhi Vitija me dy djemtë e tij Ejupin dhe Nazifin. Këngën e përshtatur me një video të thjeshtë por të realizuar bukur mund ta klikoni më poshtë dhe ta dëgjoni atë.BS