Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së i është përgjigjur ish- kryeministrit Albin Kurti i cili gjatë një seance në Kuvend i kishte thënë Haradinajt se e ka lëshuar bajrakun.
Haradinaj në T7 tha se Kurti vetë e ka lëshuar bajrakun dhe se kushdo që jeton në Kosovë e di se Daut Haradinaj nuk e lëshon bajrakun.
“Unë se kam lëshu kurrë bajrakun, bajrakun e ka lëshu ai vetë së pari. Ai le të fyen e ofendon, jam unë ai që e kam kry detyrën ma fisnike për vendin tim. Kushdo që jeton në Kosovë, e di shumë mirë sa e lëshon bajrakun Daut Haradinaj”, tha Haradinaj.