Tërmetet nuk po ndalen tash e ca ditë në Kroaci e disa shtete të tjera rreth saj.
Një tërmet tjetër jo aq i fuqishëm ka goditur prapë Kroacinë rreth orës 08:05, raporton EMCC.
Sipas faqes zyrtare, lëkundjet ishin me magnitudë 2.4 të shkallës rihter.
Lëkundjet raportohen të kenë qenë 27 kilometra në perëndim të Sisak-ut.
Ndryshe, ky është tërmeti i 118-të i ndjerë në Kroaci në 73 orët e fundit.