spot_img

Kjo komunë ndan nga 50 euro për çdo person që është infektuar nga Covid-19

spot_img

Komuna e Skenderajt ka marrë vendim që të subvencionojë me nga 50 euro për çdo qytetar të kësaj komune të infektuar me COVID-19 dhe nga 100 euro për familjet e atyre që kanë humbur jetën nga ky virus.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, i cili tha se në seancën e fundit të Kuvendit Komunal për këtë vit, të cilën e filluan me një minutë nderim në përvjetorin e sulmit të parë mbi familjen Jashari dhe ditës së Veteranit, është miratuar propozim vendimi për t`u dalë në ndihmë të infektuarve si dhe familjeve të viktimave të virusit COVID-19 në Komunën e Skenderajt.

“Në këtë mbledhje është votuar propozimi për subvencionimin e personave të infektuar me virusin Covid-19 në vlerë prej 50 euro, ndërsa qytetarët që kanë humbur betejën me këtë virus, familjarët e tyre do të subvencionohen me nga 100 euro.

Në bazë të këtij vendimi parashihet që personat përfitojnë nga kjo ndihmë vetëm në rast se arrijnë të sjellin dëshminë e testimit dhe rezultatit pozitiv nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHP).

Rreth procedurave të mëtutjeshme do të njoftoheni me kohë, nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale”, tha Jashari.

NGJARJE TË TJERA

spot_img