spot_img

Seksologu kosovar tregon pse po vdesin të moshuarit në motele

spot_img

Shitja e vigarave nëpër barnatoret e Kosovës po bëhet ilegalisht. Ky lloji i ilaçit duhet të shitet me recetë të mjekut, por mjafton të keni paratë me vete dhe mund ta blini në secilën barnatore në Kosovë.

Vdekjet nga përdorimi i viagrës nuk janë të pakta në Kosovë.

Specialist i Seksologjisë, Hajrullah Fejza për këtë i bënë përgjegjës mjekët dhe farmacistët.

Në një intervistë për lajmi.net, seksologu i vetëm në Kosovë, por dhe në vendet shqipfolëse, ka thënë se mjekët në Kosovë e kanë për obligim të pyesin pacientin e tyre për shëndetin seksual, por ata nuk po e bëjnë. Në këtë kontekst, ai thotë se, pacienteve duhet tu përshkruhen ilaçet siç janë viagrat, dhe kjo i largon nga pasojat e mundshme nga mos dija e përdorimit të këtyre ilqeve.

“Po më irriton shumë fakti si rasti që ka ndodhur në Gjakovë, të gjitha mediet u morën më të. OK, por, në një farë formë po diskretohët familja, me lajmë bombastike ‘vdiq një i moshuar më një vajzë të re në një motel’. Për mua ky nuk është lajm bombastik, më falni. Ky është alarm, lajm i madh është kur t’i bëni fajtor mjekët dhe farmacistët. Personi në fjalë që ka shkuar të bëjë marrëdhënie seksuale, ka shkuar se ka pasur nevojë, nuk është faji i tij pse e ka pirë viagrën në mënyrë të gabuar. Është faji ynë, i komunitetit të mjekëve dhe farmacistëve që kemi ardhur deri në këtë shkallë që nuk i pyesim, nuk i udhëzojmë dhe nuk u tregojmë pacienteve për mënyrën e marrjes së këtyre ilqeve, për rreziqet”, tha ai për lajmi.net.

Specialisti i seksologjisë ka treguar e për arsyet se pse mjekët në Kosovë nuk bisedojnë me pacientët për jetën seksuale të tyre. Në këtë intervistë ai ka folur edhe për problemet më të mëdha seksuale që kanë burrat dhe gratë në Kosovë, si dhe për shkaktarët e divorceve.

Lajmi.net: A duhet të përdorën stimuluesit, pra Viagrat?

Hajrullah Fejza: Ka një dallim të madh në mes të barnave dhe stimuluesve. Viagrat hynë në grupin e barnave libitor të fosfodiostradës 5. Janë tri lloje të këtyre barnave, viagra, levitra, cialis. A duhet të përdorën, apo jo? Po duhet të përdorën, por kjo duhet të bëhet në bazë të indikacioneve dhe në bazë të përshkrimit që e bënë mjeku dhe udhëzimeve të farmacistit. Kjo me qëllim që të mos përdorën në rastet kur nuk ka indikacione, ose në rastet kur ka indikacion që nuk mund të përdorën për arsyeje të gjendjeve të ndryshme shëndetësore, apo marrjes së medikamenteve tjera.

Lajmi.net: Nëse shkojmë tani në një farmaci, dhe nuk kemi recetë të mjekut, a duhet të na shes farmacisti një pako me viagra?

Hajrullah Fejza: Në kushte normale farmacisti nuk guxon t’i shesë këto lloj barnash pa recetë. Pra, duhet shitën vetëm më përshkrimin e mjekut. Edhe mjeku kur të përshkruan këto ilaçe duhet të ketë një vlerësim të pacientit, së paku kardiologjik në mënyrë që të vlerësojë rrezikun. Të marrë një histori të sëmundjes, një histori të barnave që ai përdorë dhe në bazë të asaj, mjeku jep udhëzimet si të përdorën viagrat dhe këto barnat të ngjashme.

Lajmi.net: A i rekomandon mjeku tek ne këto lloj ilaçe, nëse po, në cilat raste?

Hajrullah Fejza: Për fat të keq mjeku te ne, por edhe në rajon në përgjithësi, pacientin e pyet për lloj lloj patologji tjera, për lloj lloj shprehi, por rrallë herë, apo asnjëherë nuk e pyet pacientin e vetë për shëndetin e tij seksual, apo për të qenit seksualisht aktiv. Një pyetje e tillë e bënë pacientin të flasë, që të shprehë brengen nëse është i shqetësuar apo nëse vuan nga ndonjë çrregullim seksual. Çrregullimet kryqore seksuale tek meshkujt janë ejakulimi i parakohshëm dhe çrregullimi erektivë. Çrregullimi erektivë është karakteristikë për personat pak më në moshë, ndërsa ejakulimi i parakohshëm tek personat në moshë më të re. Çdo njëri prej nesh duhet të ketë një mjek familjar, apo një kardiolog. Këtë mjek e kanë për obligim që në mes tjerash të shtrojnë pyetje tek pacientët edhe për shëndetin seksual, në mënyrë që më pastaj nëse ata kanë probleme, të kërkojnë ndihmë. Por, kjo nuk ndodhë.

Lajmi.net: Pse nuk ndodhë. Pra cila është arsyeja që mjeke nuk shtrojnë këso pyetje pacientëve?

Hajrullah Fejza: Nuk ndodhë për dy arsyeje. E para është mentaliteti ynë si shoqëri, ku edhe mjekët kanë rënë në këtë grackë, pasi shumica prej tyre kanë turp ta hapin si temë. Ata mendojnë se mos po fyhet pacienti që po e pyetet për jetën seksuale dhe arsyeja tjetër është se mjekët nuk janë të përgatitur në fushën e shëndetit seksual. Në korrikulat e studimit që mjekët tek ne i kryejnë, asnjëherë nuk mësojnë në mënyrë detale për çrregullimet seksuale, për edukimin seksual.

Lajmi.net: Ka vdekje të raportuara në Kosovë, siç thuhet për shkak të konsumimit të viagrave. Kur ndikon negativisht ky ilaçi. Apo vdesin ata vetëm prej viagrave?

Hajrullah Fejza: Të thuash që njerëzit po vdesin nga viagrat, apo substancat e ngjashme është shumë termë gjithëpërfshirës. Njerëzit vdesin edhe nga barnat tjera, secili ilaç i ka efektet e veta anësore. Siç thashë rreziqet e këtyre lloje të barnave janë se nuk guxojnë të përdorën me një grup tjetër të barnave që quhen nitrate, dhe nëse viagra përdorët dhe ti je konsumues i nitrateve, atëherë vdekja është e pa shmangshme. Për këtë arsye thash se këto barna nuk duhet të blihen as nuk duhet të shitën pa udhëzim të mjekut. Arsyeje tjetër që mund të çojë në vdekje është edhe pasoja e marrjes në sasi të gabueshme të tyre. Viagra nuk vepron asnjëherë nëse nuk ka stimulim seksuale. Stimulimi seksuale nënkupton puthje, përkëdhelje. Pra një paralojë. Vetëm atëherë fillon ndikimi i saj.

Në shoqërinë tonë ekziston një mitë, nëse e merr një viager pensi do të rrijë në gjendjen e tij tërë kohën. Ky është mitë, jo fakt. Që të kthehem të pyetja, pse po vdesin njerëzit. Njëra prej arsyeve, sipas studiuesve të shëndetit seksual është se njerëzit e marrin këtë ilaç e pinë, dhe nisën të shkojnë në vendin e caktuar, dhe në një vetëdije e shohin se penisi i tyre nuk po reagon. Tash nga frika se nuk është reagimi i mjaftueshëm, ata e pinë edhe ilaçin e dytë. Pastaj, e dyta, është fatale. Arsyeje tjetër e vdekjes është se njerëzit e marrin atë, kanë stimulim, fitojnë ereksion dhe tash ata mendojnë që u lejohet të bëjnë marrëdhënie të shfrenuar. Kjo është me pasoja, sepse zemra mbingarkohet. Pra, nëse ke fituar ereksion dhe je në një moshë të shtyre, edhe marrëdhënia duhet të jetë më e butë, pa u sforcuar shumë fizikisht.

Lajmi.net: I bëtë përgjegjës farmacistët dhe mjekët për mosinformimin e duhur për marrjen e ilaçeve, cili ishte reagimi juaj, kur dëgjuat për vdekjen e një të personi në Gjakovë nga kostumi i viagrës?

Hajrullah Fejza: Po më irriton shumë fakti si rasti që ka ndodhur në Gjakovë, të gjitha mediet u morën më të. OK, por, në një farë formë po diskretohët familja, me lajmë bombastike ‘vdiq një i moshuar më një vajzë të re në një motel’. Për mua ky nuk është lajm bombastik, më falni. Ky është alarm, lajm i madh është kur t’i bëni fajtor mjekët dhe farmacistët. Personi në fjalë që ka shkuar të bëjë marrëdhënie seksuale, ka shkuar se ka pasur nevojë, nuk është faji i tij pse e ka pirë viagrën në mënyrë të gabuar, Është faji i jonë, i komunitetit të mjekëve dhe farmacistëve që kemi ardhur deri në këtë shkallë që nuk i pyesim, nuk i udhëzojmë dhe nuk u tregojmë pacienteve për mënyrën e marrjes së këtyre ilqeve, për rreziqet.

Lajmi.net: Deri në çfarë moshë janë aktiv seksualisht gratë dhe burrat?

Hajrullah Fejza: Seksi nuk njehë moshë. Secili njeri në bazë të gjendjes së tij fizike dhe shëndetësore, manifeston edhe aktivitetin e tij seksual. Tek disa persona që kanë sëmundje shoqëruese, diabet, hipertension janë obez, këtyre aftësia për marrëdhënie seksuale u kryhet më herët. Të njerëzit vital që nuk kanë sëmundje shoqëruese munden deri në kohë të shtyre të kryejnë marrëdhënie pa barna.

Lajmi.net: Cilat janë rekomandimet e juaja për një jetë aktive seksuale?

Hajrullah Fejza: Fillimisht duhet të kihet mirëqenie shëndetësore, fizike dhe psikike. Organi më i rëndësishëm seksuale, nuk është as penisi as vagina, por është truri. Personat që kanë probleme, mentale apo psikologjike, nuk mund të kenë jetë seksuale të mirë. Gjendja fizike duhet të jetë e mirë, ushqimi duhet të jetë i mirë, i bazuar më shumë në komponentët bimore. Duhet të ketë lëvizje, ecje minimumi 30 minuta gjatë ditës. Kjo ngase gjaku futet në qarkullim në tersi. Të gjitha këto e bëjnë një person më aktivë.

Lajmi.net: Çfarë ndihme kërkojnë më së shumti personat që vinë në ordinancën tuaj, çfarë problemesh kanë?

Hajrullah Fejza: Ata vijnë në Ordinancën e Seksologjisë Libido për shumë arsyeje. Dallojnë. Djemtë dhe burrat vijnë kryesisht për probleme, fillimisht të dëshirës seksuale, sepse ka persona që kanë mungesë të dëshirës seksuale, pastaj kanë probleme me akulimin. Kanë akulim të hershëm ose të vonshëm. Pastaj janë problemet e eksitimit me ereksionin. Ndërsa, vajzat dhe gratë kanë probleme tjera. Edhe ato problemin e parë e kanë mungesën e dëshirës seksuale, pastaj kanë çrregullime të eksitimit seksual. Problemi më madhorë tek këto grupe është problemi me orgazmën. Këto probleme janë shumë të shprehura tek gratë. Një kategori e caktuar e vajzave, apo grave të reja vinë për një problemë që është bukur i shprehur në Kosovë dhe dihet pak për të, quhet vaginizem, që nënkupton mosdurimin e futjes së gjësendeve në organin gjenital. Ka raste të rënd dhe të shumta të kësaj kategorie. Është rast i rëndë kur një çift vjen dhe thotë jam i martuar që shumë vite dhe nuk ka arritur ende të performojë marrëdhënie seksuale me penetrim. Ka raste kur këta persona kanë kërkuar ndihmë tek gjinekologu, psikiatri, psikologu, tek hoxha, por asnjëri nga ta nuk i është qasur drejtë problemit të vagjinizmit që nënkupton trajtim pak më të gjatë dhe nga ana e profesionistit. Vinë edhe çiftet. Është për tu marr lakmi, sidomos çifteve të reja, që janë në lidhje paramartesore dhe para se të futën në marrëdhënie seksuale vinë për konsultime, dhe marrin informata se çka kupton marrëdhënia seksuale, etj.

Lajmi.net: A ndodhin divorcet edhe për shkak të ftohjes së marrëdhënieve seksuale?

Hajrullah Fejza: Shumica e divorceve ndodhin për shkak të mos përputhjes së tyre seksuale. Martohen, tentojë të kenë një jetë bashkëshortore normale. Pra, kjo ndodhë për shkak të edukimit të tyre seksual. Partneri mashkull kryesisht nuk e dinë fazën e përgjigjes seksuale tek femra. Duke qenë që është i paedukuar seksualisht, pra i pa informuar nuk e din as çka është orgazma tek partneri, e ngatërron shpesh orgazmën me lubrifikim. Ka një mungesë komunikimi tek çiftet për shkak të turpit që mund të kenë ata bisedat më intime të kënaqësive seksuale.

Lajmi.net: Çka janë stimuluesit, a ka në Kosovë dhe a mund të përdorën ata?

Hajrullah Fejza: Stimuluesit janë të gjitha ato mjete kimike që merren me qellim gjoja të stimulimit seksual. Është për keqardhje sa janë të përhapura në shoqëri dhe sa abuzohet me to. Besoni, lloj lloj stimuluesish gjinden nëpër pompat e benzinës, nëpër markete, pa pasur një informatë të mirëfillte se çka përmban ai stimulues. Nuk ka mekanizëm që i kontrollon. Ata në shumicën e rasteve importohen në të zezën, dhe rrjedhimisht jashtë kontrollit të Agjencionit për Produkte Medicionale të Kosovës dhe janë shumë të rrezikshëm.

Lajmi.net: A ndikon Covid -19 në shëndetin seksual?

Hajrullah Fejza: Duke qenë sëmundje që prek shumë sisteme në organizëm, COVID-19 pa shmangshëm ndikon edhe në shëndetin seksual të njeriut.

Ndikim të konsiderueshëm paralajmërohet të ketë në çrregullimin e dëshirës dhe interesit seksual në të dy sekset si dhe çrregullime të ereksionit te burrat dhe lëngëzimit te gratë. Studime të pakta janë bërë deri tani në këtë fushë por të gjitha tregojnë që këto dëmtime janë të pranishme dhe se ato janë si pasojë e këtyre efekteve:

Efekti psikologjik: Nëse e kemi parasysh faktin se truri është organi seksual më i rëndësishëm atëherë lehtë është të kuptohet pasoja që rezulton nga atakimi i shëndetit mental te rastet me COVID-19. Humbja e interesit dhe dëshirës për aktivitet seksual në të dy sekset është pasojë e drejtpërdrejtë e kësaj sëmundje.

Efekti vaskular: Virusi që shkakton COVID-19 dëmton në masë të madhe murin e brendshëm të enëve të gjakut dhe rrjedhimisht dëmton qarkullimin normal e të mjaftueshëm të gjakut. Kjo pastaj rezulton me çrregullime të ereksionit te burrat, kurse te gratë dëmton fazën e eksitimit në ciklin e përgjigjes seksuale që manifestohet me mungesë të lëngëzimit (tharje vaginale) dhe dhembje gjatë aktit seksual.

Përkeqësimi i përgjithshëm i shëndetit: Ndikimi i kësaj sëmundje në sistemin nervor, të frymëmarrjes dhe qarkullimit të gjakut mund të dëmtojë funksionin erektil e që për pasojë paraqiten probleme afatgjate te personat e prekur nga ky infeksion.

Edhe në ordinancën tonë të seksologjisë në Prishtinë kohëve të fundit kemi pasur një numër të rasteve që kanë qenë të prekur me COVID-19, te të cilët kanë filluar të manifestohen probleme të funksionimit seksual.

Me siguri që kërkohen studime e kërkime të shumta në këtë fushë për të konstatuar më sakt efektet e vërteta të COVID-19 në shëndetin seksual. /Lajmi.net/

NGJARJE TË TJERA

spot_img