spot_img

Manchester United triumfon ndaj Aston Villa, barazon Liverpoolin me pikë

spot_img

Manchester United ka triumfuar në xhiron e 17-të të Premierligës ndaj Aston Villas me rezultatin 2 – 1.

United ka vazhduar me formën e mirë duke e mposhtur Aston Villën me rezultatin 2- 1, në kuadër të xhiros së 17-të të Premierligës.

Pjesa e parë nisi mirë, skuadrat u treguan të rrezikshme, por United ishte në elementin e tij. Në minutën e 40′ pas një krosimi në zonë nga Wan-Bissaka, ishte Anthony Martial i cili dërgoi topin në rrjetë, pjesa e parë mbaroi me rezultatin 1 – 0 në favor të Manchester United.

Pjesa e dytë nisi pak më ngadalë për vendasit, në minutën e 58′ Jack Grealish dhuroi një asistim për Bertrand Traore i cili barazoi shifrat në ‘Old Trafford’.

Por, gëzimi i mysafirëve nuk zgjati shumë, kjo pasi në minutën e 61′ u akordua penalti në favor të ‘Red Devils’, i saktë u tregua Bruno Fernandes, i cili shënoi golin e 11-të personal këtë edicion.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 2 – 1 në favor të Manchester United. Tani ata gjenden në vendin e dytë me pikë të barabarta me Liverpool, përkatësisht 33 pikë. Kjo mund të duket një mrekulli pasi ditë më parë ata qëndronin në mesin e tabelës.

NGJARJE TË TJERA

spot_img