Prindërit e Agon Musliut i cili kishte ndërruar jetë gjatë karantimit në konvikte, sot kanë vënë kurora me lule tek vendi ku vdiq ai.
Babai i tij, Naim Musliu u shpreh se po e përjetojnë shumë rëndë vdekjen e Agonit e që ende sipas tij nuk është vënë drejtësia në vend. Ai tha se fajtor për vdekjen e tij janë ish-kryeministri Albin Kurti, ish-ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe ish-ministri në detyrë i punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
“Jemi në ditën kur djali im po i mbush 8 muaj ndarje nga jeta në këtë vend tragjik. Në 26 vjetorin e lindjes dhe 8 mujorin e ndarjes nga jeta me pikëllim të madh kemi përjetuar keëtë muaj por mbi të gjitha po përjetojmë pikëllim edhe më të madh ndaj padrejtësisë që po i bëhet djalit tonë. Kuptohet që në fillim kam thënë se padrejtësia bie pikërisht ndaj qeverisë Kurti, Sveçla e Vitia, unë për këtë do të kërkoj drejtësi dhe nuk do të ndalem asnjëherë. So të bëjë edhe një padi për këtë. Sepse padrejtësisht, në mënyrë kundërligjore dhe kundërkushtetuese ka qenë vendosja dhe karantimi ku ndërroi jetë edhe djali im“, tha ai.
Po ashtu, ai ka shprehur pakënaqësi për mospjesëmarrjen e tij në komisionin hetimor për vdekjen e djalit të tij, e që sipas Naim Musliut deputetët e Vetëvendosjes kishin votuar kundër.
“Edhe në komisionin hetimor mund të vërtetohet se votimi u bë, deputetët e Vetëvendosjes kanë voutar kundër për shkuarjen time në Komisionin hetimor të parlamentit, që dmth i kam penguar. Se çka i ka shty ata, ata vetë e dijnë çka dojnë me heshtë çka dojnë me mbrojtë ata vetë e dijnë por unë nuk do të ndalem për drejtësinë asnjëherë. Për djalin tim asnjëherë nuk do të ndalem do të bëjë padi siç thashë, për këta që po mendoj se Kurti dhe qeveria e tij bënë padrejtësi të madhe e bënë këtë karantinim. Agoni nuk ka qenë për karantinë”, tha ai.