Në mesin e shtatë viktimave nga coronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë, u raportua se ishte edhe 19-vjeçarja, Nazlije Sherifi, nga Mitrovica e cila po vuante nga një sëmundje e rëndë.
Këtë e konfirmoi Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, përmes raportit 24 orësh të gjendjes me COVID-19, shkruan Reporteri.net.
Por vëllai i Nazlijes, Ilir Sherifi, mohon që motra e tij të ketë qenë e infektuar me virusin SARS CoV-2.
Lidhur me raportimet ai ka reaguar në rrjetin social Facebook, ku ndër të tjera ka falënderuar IKSHPK-në për mashtrimet.
“Falenderoj IKSHP per mashtrimet dhe montimin e rezultateve si ia don qefi,do vij koha kur do demaskohen te gjith ata qe po tentojn te bejne pa drejtsi ne keto dite te renda per ne.”, ka shkruar Sherifi në Facebook.
Nazlije Sherifi vuante nga një sëmundje e veshkave dhe po priste rezultatet për përshtatjen e veshkës me Valmir Aliçkajn nga Deçani, i cili doli vullnetar që t’ia dhurojë veshkën vetëm e vetëm që ta shpëtojë.
Por e njëjta nuk arriti që të mbijetojë dhe humbi jetën gjatë ditës së diel, ndërsa u varros të hënën në Mitrovicë.
Postimi i plotë i Sherifit: