Pasi situata u nxeh mes tij dhe Mozzik, Capital T ndërmerr këtë veprim ndaj Loredanës
Vijon ende buja e diss-eve “Mozzik-Capital T” dhe nuk e dimë se kur do sqarohet.
Nëse ju kujtohet në muajin dhjetor vetëm një ditë pas freestyle të Capital T, Loredana e hoqi atë menjëherë nga lista e personave që ndiqte në Instagram.
Ndërkohë, mori vëmendje fakti se reperi nuk veproi si ajo. Ai vijoi ta ndiqte atë për disa javë edhe pasi Loredana e hoqi. Megjithatë, pas ringjalljes së “konfliktit” të dy reperëve dhe rikthimit të diss-eve, edhe Capital T e ka hequr Loredanën nga Instagrami, duket situata është vërtetë e nxehtë.
Kujtojmë se në 2 janar, i ftuar në Prive si personazhi i vitit, Mozzik tha se ai nuk ka pasur asnjë problem me ndonjë artist, por nuk nguroi të hidhte disa thumba publikisht për Capital T.
Ai u shpreh se nuk njihet për bukurinë, as për muskujt e as për pasurinë, por për muzikën e tij. Më pas reperi tha se artistët e tjerë janë mëriztur me të, pasi është fakt që një djalë i ri ka hyrë në lojë dhe ju ka prishur lojën të gjithëve.
“Është më shumë se absurde ta bëj një diss dikush e në të njëjtën kohë me të dhënë dorën live e të të respektoj live dhe pastaj të shkojë të flasë diçka që s’është artistike për mua. Diss-at kanë qenë gjithmonë pjesë e hip hopit, por duhet të gjesh diçka kur ke problem me dikë jo se të teket ty të shash Mozzik, se Mozzik si ka bërë asgjë askujt. Unë nuk e kam primare të merrem me dikë. Mua njerëzit nuk më njohin që jam i bukur, nuk më njohin që jam muskuloz, nuk më njohin që kam lekë, nuk më njohin që kam makina. Mua njerëzit më njohin që bëj muzikë të mirë. Ti mos më shaj mua, shaj talentin tim. Por është zgjedhja e artistëve, por me mua është më mirë që artistët t’i kenë punët mirë se nuk i dihet jetës”, u shpreh Mozzik.
Mirëpo pas këtyre fjalëve nuk vonoi as përgjigja e Capital T.
Ai ka publikuar në Instagram këngën “Killshot” të Eminem, që ka qenë një diss i këtij të fundit për reperin tjetër Machine Gun Kelly.
Capital T ka shkëputur vetëm disa pjesë nga kënga, që qartazi janë një kundërpërgjigje për Mozzik. Ai ka shkëputur një pjesë të këngës, në të cilën Eminem pranon se është i pasur dhe se ka pasur mjaftueshëm para sa për t’i djegur para armiqve të tij.
“Më mirë të jem një 80 vjeçar si vetja, se sa një 20 vjeçar si ti. Kam më shumë fansa se ti në qytetin tënd, kalama i vogël”, shprehet Eminem në një frazë dhe këtë Capital T e ka si një përgjigje për Mozzik, që u shpreh se një djalë i ri ju prishi lojën gjithë reperëve.