Fotoja e Anës dhe Arjonit të “Përputhen” në shtrat ishte kryefjala e lajmeve rozë javët e fundit. Kjo foto i kushtoi të dyve shumë, pasi mbrëmë Ana dhe Arjoni u përjashtuan nga emisioni.
U deshën disa javë që produksioni i “Përputhen” të merrte vendimin për përjashtimin e të dyve. Pas Anës, Fatjoni hodhi disa kunja se edhe Melisa mund të kishte fjetur me dikë nga konkurrentet.
Ndërsa sot, është përfolur se edhe Tea ka pasur marrëdhënie me një konkurrent dhe thuhet se është Arbri. Burime pranë Arbrit kanë rrëfyer për “Kryefjalen” se mes tij dhe Teas ka patur kontakt fizik. Por mesa duket tani që Tea zgjodhi Andin, marrëdhënia me Arbrin ka përfunduar duke ruajtur miqësinë./dritare.net