Kylie pozoi pa grim në fytyrë, teksa reklamoi produktet e lëkurës.
23-vjeçarja Kylie Jenner shfaqi figurën e përsosur trupore e veshur me një palë bikini, shkruan lajmi.net.
Ajo po reklamonte produktet e markës së saj “Kylie Skin” të martën, teksa u shfaq e veshur me bikini ngjyrë kafeje të errët.
Kylie tregoi pamjen e saj natyrale, pasi nuk kishte vendosur grim në fytyrë, ndërsa flokët i kishte mbështjellur me një peshqir.
Bukuroshja reklamoi produktin e ri të kompanisë së saj, ndërsa po mbante edhe disa aksesorë në duar e qafë.
Paraqitja e Kyliet vjen vetëm disa ditë pasi ajo përfundoi xhirimet e “Keeping Up With The Kardashians”.
Kylie publikoi imazhe të shuma nga darka për përfundimin e xhirimeve të reality-shout, bashkë me anëtarët e tjerë të familjes. /Lajmi.net/