spot_img

I dha fund beqarisë Eleni Foureira: Ky është futbollisti që i tha “Po”

spot_img

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira, e cila është e famshme në Greqi, duket se është në prag të martesës së saj.

Sipas mediave greke, ajo thuhet se i ka thënë “Po” një propozimi për martesë nga i dashuri i saj, futbollisti Alberto Botia, shkruan Protothema.

Gazetarja Marena Kardigiannopoulou bëri një zbulim të këndshëm për Eleni Foureiran të mërkurën në mëngjes përmes emisionit të “Pame Danai”, që transmetohet në MEGA.

Konkretisht, ajo përmendi që Eleni Foureira pranoi propozimin për martesë të bërë nga partneri i saj, Alberto Botia , duke u shprehur: “Eleni është në kulmin e karrierës. Sa i përket jetës private, është akoma më mirë sepse e ka pranuar propozimin për martesë nga i dashuri i saj. Ne po e martojmë vajzën tonë. Ajo tha “Po”, por martesa pritet të ndodhë kur të përfundojë coronavirusi”, tha gazetarja.

Ndërkohë, gazetari tjetër i emisionit Aris Kavatzikis dha detaje në lidhje me propozimin duke thënë: “Ne kemi shumë fotografi që vërtetojnë se Eleni dhe Alberto janë prej kohësh bashkë. Alberto ka ardhur nga Arabia Saudite për ta takuar pasi i dhanë një shans të dytë njëri-tjetrit. Duke lënë pas të kaluarën dhe duke përballuar të gjithë vështirësitë e lidhjes në distancë, Eleni kërkoi që ta merrte më seriozisht. Ky djalë i vërtetoi se do të jetë krah saj në ditë të mirë dha të këqija. Ai hoqi dorë nga çdo gjë për ta parë dhe më pas i bëri propozimin për martesë”.

Alberto Tomás Botía Rabasco është një futbollist spanjoll, i cili luan si mbrojtës qendror për klubin e Arabisë Saudite, të quajtur ‘Al Wehda’.

NGJARJE TË TJERA

spot_img