Dhjetë vite të plota është duke zgjatur dashuria mes djaloshit nga Çellopeku i Tetovës dhe vajzës nga Karaibet. Dashuria mes Bobi Markovskit dhe Vedelin ka filluar në Skype. Pas dy viteve komunikim, hapin e parë e ka bë Vedelin, e cila ka ardhur në fshatin Çellopek, transmeton gazeta Lajm.
Nuk është dashur shumë kohë që ata ta zyrtarizojnë dashurinë dhe të bëjnë martesën.
Karaibet janë në mesin e vendeve më të bukura ekzotike në botë, por ata kanë vendosur që jetën ta vazhdojnë në këtë fshat të Tetovës.