Presidenti i UFc-së Dana White pretendon se Khabib Nurmagomedov nuk ka interes për të luftuar legjendën e UFC Georges St-Pierre, duke hapur kështu mundësinë për një luftë të dytë me Conor McGregor. Kujtojmë se Nurmagomedov u largua nga sportet luftarake pasi mbrojti titullin e tij në peshat e lehta në UFC kundër Justin Gaethje vitin e kaluar. Por siç raportojnë mediat e huaja, mbrëmjen e djeshme Khabib ka zhvilluar një bisedë me shefin e UFC-së, White. Ky i fundit ka bërë me dije se mund të ketë ndonjë ndryshim vendimi nëse ndonjë nga pretendentët e UFC 257 bën diçka spektakolare dhe e bën atë të dëshirojë të kthehet.
Në lidhje me Khabib, White deklaroi:
Ai ka arritur gjithçka që ka dashur të arrijë.