Gigi Hadid është padyshim një nga modelet më të bukura në botë. Gjatë 2020-ës, ajo ka qenë në qendër të vëmendjes, pasi u bë nënë për herë të parë.
Së fundmi, Gigi ka ndarë një foto nga mbrëmja e saj e maturës në Instastory. Fotoja është realizuar 11 vite më parë, pikërisht në vitin 2010, shkruan “Mirror”.
Ajo shihet me një look minimalist, me fustan të zi e flokë të drejtë, por shkëlqimi i saj është i dukshëm.
Ndonëse ka një dekadë që kur është realizuar kjo foto, duket se koha nuk ka kaluar aspak për modelen me famë botërore.
Ditët e fundit, Gigi i është përkushtuar totalisht promovimit të albumit të partnerit të saj Zayn, “Nobody is listening”.
Në shtator ajo dhe Zayn mirëpritën në jetë vajzën e tyre të parë emrin, e së cilës ende nuk na e kanë zbuluar ndonëse modelja poston shpesh foto me të ne rrjete sociale.
Ajo që mori vëmendjen e të gjithëve është fakti se si Gigi ka arritur të heqë çdo kilogram të marrë gjatë periudhës së shtatzënisë. Ajo u shfaq menjëherë disa javë pas lindjes në super formë, me një fizik për t’u pasur zili.