15 vjeçari L.B u vra me thikë dje në Prizren nga një bashkëmoshatar.
Ngjarja ndodhi pikërisht në ditën e parë të gjysmëvjetorit të dytë shkollor.
Policia njoftoi se i riu ndërroi jetë pasi nuk arriti t’i bëntë ballë plagëve të shkaktuara nga mjeti i mprehtë-thika.
Babai i tij përmes një postimi në Facebook ka shkruar edhe disa fjalë shumë prekëse për djalin e tij, derisa ka thënë se sot me të ka vdekur dhe zemra e tij.
Postimi i plotë:
Të Allahut jemi dhe te ai dot kthehemi
Inshalla Biri jem zoti na takon në xhenet
Se vdiq edhe Zemra jeme pa ty o shpirti babit.