Premtimi i dhënë nga presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan për ndërtimin e Spitalit të ri në Fier nuk kishte sesi të kalonte pa falënderime, por një grup polifonik fierak duket se ka shkuar shumë larg në këtë drejtim.
Mjeshtri i polifonisë fierake, Guri Rrokaj dhe grupi i tij i kanë kushtuar një këngë presidentit Erdogan në shenjë falënderimi për ndërtimin e spitalit dhe mbështetjen që shteti i Turqisë ka dhënë për Shqipërinë, pas goditjes nga tërmeti tragjik në 26 nëntorit.
Në këngën e grupit polifonik, thuhet se Presidenti i ka dhënë fjalën Shqipërisë se do ta ndihmojë dhe se për ne Erdogani do të mbesë ikonë.
Teksti i këngës:
Lajmi bukur mori dhenë, në gjithë botën sot po zjenë
Erdogani tha me gojë, Shqipërinë do ta ndihmojë
Shteti turk dhe Ankaraja tregoi dashurinë e saja
Shqipërisë iu gjend pranë, porsi nëna për evlanë
Në Turqi tek gjysmëhëna, Erdogan nuk bën më nëna
Burri i besës që s’të fal, tha të bëhet një spital
Laçin po ngre në themel, me gjithë lagje krejt po del
Do bëjë spitalin në Fier për të gjithë vilajetin
Ky Rexhep Tajip Erdogan Presidenti turk me famë,
Për Shqipërinë do mbesë ikonë, sa more sa malet të rrojë!