spot_img

Lajmi i fundit: KQZ merr vendimin për Albin Kurtin

spot_img

Albin Kurtit pritet t’i lejohet pjesëmarrja në zgjedhje si bartës i Listës
KQZ

Zyra për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim do t’i propozojë KQZ-së certifikimin në pako të subjekteve politike dhe kandidatëve, për shkak të vështirësive që ka hasur në interpretimin e nenit të ligjit për zgjedhje, që ua ndalon kandidimin atyre që janë dënuar në tri vitet e fundit.

Kjo ëshhtë konfimuar edhe nga ish anëtari i VV-së në KQZ, Adnan Rrustemi.

“Zyra për Regjistrimin dhe Certifikimin e Partive Politike rekomandon certifikimin e të gjithë kandidatëve. Qëndrim dhe vlerësim profesional i Zyres. Rekomandimi i Zyres nuk mund të ndryshohet nga anëtarët e KQZ-së që vijnë nga partitë politike. Sot KQZ-ja e ka përpara rekomandimin për të certifikuar kandidatët. Çfarëdo veprimi tjetër do të ishte antikushtetues dhe krejtësisht politik për të luftuar një subjekt politik siç është Lëvizja”, ka shkruar ai, raporton Ballkani.info.

Në arsyetimin e zyrës që e ka publikuar Adnan Rrustemi, thuhet:

“Zyra ka hasur në vështirësi për të pasur një qëndrim të qartë në lidhje me zbatimin e germës “q” të nenit 29 të LPZ. Për arsye të paqartësisë së hasur, Zyra rekomandon KQZ-në që të certifikoj në pako subjektet politike dhe kandidatët e mësipërm. Certifikimi i kandidatëve e liron KQZ-në nga obligimi që rrjedh nga neni 30 i LPZ-së në lidhje me ruajtjen e informatave të kandidatëve që janë identifikuar nga institucionet tjera, duke ju krijuar mundësi palëve të interesuara ankesën në instancat ankimore të nivelit të parë dhe të dytë”, thuhet në rekomandimin e Zyrës.

“Rrjedhimisht, Zyra rekomandon certifikimin e 28 subjekteve politike që kanë aplikuar për certifikim dhe kandidatëve të tyre”. /Ballkani.info/

NGJARJE TË TJERA

spot_img