Modelja shqiptare Kejvina Kthjella ka udhëtuar drejt Dubait, nga ku po publikon disa foto mjaft provokuese.
Në njërën nga fotot ajo ka marrë komente të shumta, mes tyre edhe nga ata që e kanë ofenduar.
Por, Kejvina nuk ka nguruar që t’u kthejë përgjigje. Ajo ka publikuar foto që tregojnë edhe luksin që po shijon në një nga vendet më të pasura në botë.
Së fundi, ka postuar dy fotografi në profilin e saj zyrtar në Instagram ku ka shkruar: “Vazhdojmë pak me komentet për Dubain”.
Një komentues i ka shkruar: “Vdesin për bionde ata leshzinjt arab atje Kejvin, Good Luck”, ajo i është përgjigjur duke i thënë: “Edhe ti gruan bjonde e paske, ruju bir”.