Sokol Halili, simpatizant i VV-së, i cili ditë më parë u bë i njohur me një video ku teksa flet godet një qen, thotë se nuk ka qenë gjithmonë përkrahës i VV-së, porse me këtë të fundit është rreshtuar gjatë këtij viti.
Madje, Halili thotë se dikur e quante Vetëvendosjen terroriste. Ai thotë se në videon e fundit nuk i ka fyer të gjithë simpatizantët e PDK-së, por ata që rreshtohen pas Sami Lushtakut.
Ai madje tregon se si në një proces zgjedhor në vitin 2011 kishte votuar katër herë për PDK-në
“Për fat të mirë qeni është gjallë. PDK ka simpatizantë shumë por kësaj radhe besoj që do të përgjysmohen. Unë i kom fy ata që mblidhen pas Sami Lushtakut. Unë e kam qujtë organizatë terroriste VV-në. Unë kam votu 4 herë për PDK-në në një proces zgjedhor, një vëzhgues i Vetëvendosjes ka regua, ja kanë dhanë 10 euro ka shujtë. Në këto zgjedhje e kom pa se i kom hy hak VV-së që e kom qujtë terroriste. Nuk ishte dikush i familjes, e disha që oshtë në gurbet, e komisionerët ta qitshin fletën vetë”, është shprehur ai.