spot_img

Gjithçka që dihet deri tash për vrasjen e Albert Krasniqit nga babai i tij

spot_img

Një vrasje ka ndodhur sot në kryeqytet. Skender Krasniqi dyshohet se ka vra djalin e tij, sipërmarrësin Albert Krasniqi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën “Ndue Perlleshi”, në Prishtinë.

Babai i viktimës, aktualisht i arrestuar, është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është konfiskuar arma me të cilën dyshohet se është kryer vrasja.

“Ejani se e vrava djalin”, kështu e ka denoncuar rastin babai i Albert Krasniqit, raporton Reporteri.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin për Gazetën Express.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Aktualisht jemi në fazen fillestare të ndërmarrjes se veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit të vendngjarjes në funksion të ndriçimit të plotë të këtij rasti”, konfirmon policia për Gazetën Express.

Dyshohet se viktima ka pasur probleme familjare dhe ka kërcënuar që disa ditë familjarët e tij për t’ia plotësuar kushtet që kërkonte, mëson IndeksOnline. Babai pasi e ka kryer aktin ka njoftuar vetë policinë.

Albert Krasniqi ishte i martuar me ish-missin e Kosovës Besa Gashi, ndërsa së fundmi ata i dhanë fund martesës së tyre, pasi kishin pasur kriza edhe në të kaluarën.

Nga martesa e tyre ata kanë edhe një vajzë.

Ndërsa, para 7 orësh i ndjeri e kishte postuar një fotografi të vajzës së tij, në mbishkrimin e së cilës shkroi “dashuria e babit”./Express/

NGJARJE TË TJERA

spot_img