spot_img

Familjarët e Albertit flasin për vrasjen e të riut serb më 2004

spot_img

Albert Krasniqi, i cili u vra një ditë më parë dhe i dyshuari i vrasjes është babai i tij, në vitin 2004 akuzohet se kishte vrarë një serb në Graçanicë.

Krasniqi, ishte i dënuar me nëntë vjet e gjysmë burg për vrasjen e studentit të Shkollës së Mjekësisë, 17 vjeçarit Dimitrije Popoviq me një pushkë automatike.

Ngjarja që e kanë risjellë në vëmendje mediat serbe kishte ndodhur qendër të Graçanicës më 5 qershor 2004, shkruan Reporteri.net.

I riu Dimitrije Popoviq ishte vrarë në një lokal ku shërbehej “Fast food”.

Sipas një prej dëshmitarëve të vrasjes, gjithçka kishte ndodhur brenda pak sekondash.

“Ishim tre veta dhe Dimitrije. Ishim duke biseduar dhe papritmas u dëgjuan të shtëna armësh. Kishte tre të shtëna”, thotë një nga të rinjtë që ishte në lokal gjatë kohës së krimit.

Për këtë vrasje kanë folur edhe familjarët e Albertit. Xhaxhai i tij, Ismet Krasniqi ka konfirmuar se Alberti ka qenë i arrestuar për vrasjen e një të riu në Graçanicë.

“Ne se kemi ditë do harxh kanë dal me ble, tu dalë i ka thënë babi një allti po du me ble, por cka po të vyen kjo allti, hiqu saj….Kqyr se e mirë është e ka marrë në dorë, në dorë i ka kërsit alltia dhe e ka vra me një plumb. Ska pas asnjë mosmarrëveshje, Alberti dihet që ka qenë problematik se e njeh krejt shoqëria, por me familje ka qenë shumë i mirë…Ne e dimë se ka qenë më herët i burgosur për rastin e gracanicës, por ndodhi kjo, një aksident që edhe në andër me pa se kishim mendu që mundet me ndodh”, ka thënë gjatë ditës ai për Express.

Për këtë krim, Albert Krasniqi ishte dënuar me nëntë vjet e gjysmë burg, duke vuajtur vetëm 4 prej tyre.

NGJARJE TË TJERA

spot_img