Në territorin e Komunës së Fushë-Kosovës, është duke vazhduar eliminimi dhe largimi i deponive të egra (ilegale). Në këtë periudhë kohore janë duke u larguar kryesisht mbeturinat inerte, si në zonat urbane ashtu edhe në ato rurale.
Komuna e Fushë-Kosovës, ka investuar shumë jo vetëm në aspektin ekologjik por edhe në aspektin shëndetësor.
Kërkojmë, në vazhdimësi nga banorët që së bashku të kujdesemi për një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm.