Në mbledhjen e parë të Qeverisë Hoti, u raportua se kishte përplasje mes partnerëve të koalicionit, jo për program apo përmbajtje të mbledhje së Qeverisë, por për ulëset në kabinetin qeveritarë.
Në ditën që pritej të mbahej mbledhja e parë e Qeverisë Hoti, kishte ndodhur një incident. Kishte përplasje në mes dy zyrtarëve të lartë të qeverisë, zëvendëskryeministrit nga radhët e LDK’së, Driton Selamanaj, dhe zëvendëskryeministres, Albulena Balaj që vjen nga Nisma Socialdemokrate.
U raportua se debati kishte vazhduar për disa minuta se cili nga zëvendëskryeministrat do duhet ulur në kërrigën afër kryeministrit Hoti, në anën e majtë të tij.