Progami i “Përputhen” ka publikuar kontratën e plotë të Andi Shehut.
Pas skandalit që ndodhi në “Përputhen”, Andi ish-konkurrneti ishte ai i cili tregoi anën e tij të historisë, shkruan lajmi.net.
Andi tha se ishtë gënjyer nga fama, teksa edhe përmendi se prapa kamerave fshihen letra, kontrata e firma, si dhe shumë politika të tjera, duke theksuar edhe shfrytëzimin e imazhit të tij.
Ai shtoi se kishte hyrë në program me qëllimin për të gjetur dashurinë, por u detyrua të heshte më vonë.
“Kam tentuar shumë herë të flas ama ato kontrata e letra jan te frikshme! Prandaj dhe shpesh nuk kam ardhur ne emision kam dashur te largohem prej kohesh prej andej, ama nuk jepja dot sqarime sepse ekzistonte meraku i kontratave! Me eshte kerkuar te rikthehem ne emision dhe te dal sesben cift me Tean! Kjo eshte e gjithe historia ime ne ekran! Tani te behet ca t behet sme plas fare per ato kontrata nuk kam frike!”, shkruan ndër të tjera Andi.
Ndërsa në episodin e sontëm të “Përputhen” u zbulua kontrata e plotë të cilën e kishte nënshkruar Andi që nga fillimi.
Moderatorja tha se, “në asnjë moment askush nuk detyrohet të bëjë gjëra që ai nuk do, këtu flitet për repsektim oraresh ktu flitet për të drejtat e imazhin, janë disa kërkesa fare të thjeshta dhe nëse ka thyerje të rregullave do të pelanizohem 5 mijë euro”./Lajmi.net/