Anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, deputet në legjislaturën e shtatë, autor i shumë studimeve dhe monografive, zë i veçantë, unik dhe i arsyeshëm në përfaqësimin e interesave të qytetarëve të Kosovës, Frashër Demaj, zyrtarisht kandidon për mandatin e tij të dytë në Kuvendin e Kosovës, me listën e LDK’së me numrin rëndor 19.
Akademik Frashër Demaj ishte në mesin e kandidatëve më të votuar të LDK-së në zgjedhjet e kaluara, me rreth 12 mijë vota në nivel vendi, raporton Korrespodenti.
Frashër Demaj është i lindur me 08.7.1973 në Radavc të Pejës. Shkollën fillore e ka kryer në vendlindje, ndërsa të mesmen në gjimnazin “11 Maji” tani “Bedri Pejani” në Pejë.
Në vitin akademik 1991-1992 është regjistruar në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Filozofik, dega e Historisë.
Në këtë fakultet ka diplomuar më 22 shkurt 1996 me temën “Kriza Lindore dhe Çështja Shqiptare 1875-1881”.
Në vitin akademik 1997-98 në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës fillon studimet pasdiplomike në periudhën Koha e re, shek. XIX-XX dhe ka magjistruar më 25.3.2005, me temën:
“Qëndrimi i Italisë ndaj Çështjes shqiptare 1875-1881”. Temën e doktoraturës me titull: “Britania e Madhe dhe çështja shqiptare 1875-1913” e ka mbrojtur 15.7.2009 në Fakultetin Histori-Filologji në Universitetin e Tiranës.
Punojë në disa shkolla fillore dhe të mesme : “Iliria” në Prishtinë –1996 “Ismail Qemali” në Prishtinë në vitin shkollor 1997-1998; “Elena Gjika” nga viti 1998; në Gjimnazin Flologjik “Eqrem Çabej” në Prishtinë 1999-2000.
Paralelisht ka punuar edhe në shkollën fillore “Elena Gjika” në Prishtinë deri në vitin 2003.
Nga qershori i vitit 1999-2002 ka punuar si anëtar i redaksisë-gazetar i revistës “Kosovarja” në Prishtinë, poashtu një periudhë të shkurtër (vitin 2000) ka punuar në redaksinë e revistës “Rrezja” në Prishtinë.
Në vitin 1999 ka punuar në cilësinë e gazetarit – në të përditshmen “Fakti” të Shkupit. Në vitin 2001 ka qenë drejtor i revistës për komunikacion “Tempulli”.Etj.
Gjatë kohës së punës si gazetar ka botuar një numër të konsiderueshëm të artikujve me permbajtje historike, politike, kulturore, sociale etj
Nga korriku i vitit 2003 punon në Institutin e Historisë në fillim si asistent dhe më pas si hulumtues i pavarur dhe si bashkëpuntor shkencor për të vazhduar pastaj deri në korrik 2015 si Bashkëpuntor i Lartë Shkencor-Profesor i asocuar (inordinar).
Nga korriku 2015 është zgjedhur në gradën Këshilltar Shkencor-Profesor i rregullt (ordinar)
2010-2013 Frashër Demaj ka punuar në kolegjin JURIDICA në Prishtinë. Ka ligjeruar lëndët: Historia e Shtetit dhe së Drejtës, Komunikimi Nderkulturor dhe Metodat e Hulumtimit shkencor.
2010-2018 në Kolegjin FAMA në cilësinë e profesorit të lëndëve Histori e Shtetit dhe së Drejtës (2010-2013), Metodat e hulumtimit në shkenca politike dhe administratë publike, Metodat e Kërkimit Shkencor në studimet master (Juridik-Civil, Juridik-Penal, Shkencat e Sigurisë, Administratë Publike dhe Marëdhënie Nderkombëtare me Diplomaci), Shkathtësitë e Lidershipit, Teoria e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, ne master në drejtimin Marrëdhënie Nderkombëtare me Diplomaci.
Frashër Demaj ka ligjeruar (visiting profesor) në Universitetin e Barit Aldo Moro në Itali, në studimet master në programin Studimet e Paqës, Liritë dhe të drejtat e Njeriut.
Frashër Demaj ka marrë ftesë (visiting profesor) në Northern Illionis University (NIU) në Çikago të SHBA-ve.
Gjatë viteve 2014-2018 ishte rektor i kolegjit FAMA në Prishtinë.
Frashër Demaj në dhjetor të vitit 2016 është zgjedhur Anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK).
Frashër Demaj merret me Historinë e Diplomacisë (shek. XIX dhe fillim shekulli XX) por është marrë dhe merret edhe me problemet e arsimit dhe me historinë e zhvillimeve politike e diplomatike të fundit të shekullit XX.
Është Rektor i kolegjit FAMA 2014-2018 si dhe antar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve në Kosovë.
Ka botuar një numër të konsiderueshëm te punimeve shkencore, profesionale në revista shkencore e publikime në Kosovë dhe jashtë si dhe në gazeta e revista të ndryshme, si dhe ka botuar në bashkautorësi disa ekste shkollore nga Historia për klasën 5, 6,7,8,9,10,11 .
Ai ka punuar në cilësinë e anëtarit të grupit të ekspertëve për hartimin e kurrikulave dhe planprogrameve të historisë për shkollën e fillore, të mesme të ulët dhe të mesme të lartë në klasat:
• 6 dhe 10 (2003)
• 7 dhe 11 (2003-2004)
• 8 dhe 12 (2004-2005)
• 5, 8 dhe 13 (2005-2006)
Frashër Demaj në cilësinë e profesorit-mentor ka udhëhequr deri më tani 53 studentë në studimet master në Marrëdhënie Nderkombëtare me Diplomaci si dhe ka qenë në komisionin e mbrojtjes së doktoraturave nga fusha e historisë dhe marrëdhënieve nderkombëtare në Universitetin e Tiranës dhe Akademinë e Studimeve Albanologjike në Tiranë.
Frashër Demaj ka botuar dhjetëra punime profesionale në revista shkencore , gazeta të perditshme dhe periodike si dhe ka dhënë dhjetra intervista profesionale nga lëmia e historisë nacionale si dhe emisione dokumentare në televizionet nacionale dhe të huaja. /Korrespodenti