Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Zabel i Ultë të Drenasit, ku dyshohet se kanë mbetur të lënduar 6 persona.Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Hoxha tha se si pasojë e këtij aksident dyshohet se gjashtë persona kanë marrë lëndime të rënda.
Ai theksoi se në aksident ishin të përfshira një kombi dhe një veturë.“Njësitet policore dhe ambulance kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe po merren me rastin. Për momentin ky aks rrugor është i mbyllur, derisa të kryhet procedurat e nevojshme. Policia inkurajon qytetarët që të shmangin këtë rrugë, e të përdorin rrugë alternative, që të mos krijohen kolona të gjata”, ka thënë ai.