spot_img

Isa Mustafa godet Vjosa Osmanin, ja si e quan

spot_img

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, në hapje të fushatës zgjedhore në Podujevë, ka folur edhe për kalimin e Vjosa Osmanit në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Fatkeqësisht kësaj valleje të dëmtimit të interesave të Kosovës ju bashkua edhe ish kandidatja jonë për kryeministre në zgjedhjet e fundit. Ajo u bë kryetare e Kuvendit dhe ushtruese e detyrës së Presidentes me votat e LDK-së, i mori të gjitha privilegjet dhe e tradhtoi besimin tonë dhe tuajin. E kuptoj dhe e miratoj nevojën e përhershme për ndryshime, për avansim të njerëzve të rinj, për mendje të re, për jetë demokratike. Por ulja në prehrin e një partie ekstreme të majtë kundërshtare e LDK-së, nuk është ndryshim, është kapitullim politik, njerëzor dhe etik”, tha Mustafa.

Kreu i LDK-së i falënderoi të gjitha strukturat dhe anëtarësinë që kanë refuzuar të bëhen pjesë e një projekti të paramenduar për dëmtimin e LDK-së sepse tha ai, duke penguar dëmtimin e qëllimshëm të LDK-së, ju keni penguar përpjekjet për dëmtimin e Kosovës.

Mustafa u shpreh bindur se LDK do të vazhdojë të qeverisë me Kosovën edhe pas zgjedhjeve të 14 shkurtit pasi ka kandidatin më të mirë për kryeministër dhe listën për deputetë me vlera të veçanta.

NGJARJE TË TJERA

spot_img