Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi ka komentuar mënyrën e të bërit fushatë nga Albin Kurti i Vetëvendosjes.
Ai e ka krahasuar Kurtin me Leninin.
“Njëjtë veproi Lëvizja Vetëvendosje në hapjen e fushatës duke i vendosur mindilat kuq në stilin e Titos, një paralajmërim se socializmi/komunizmi është duke u kthyer”.
Sipas Bytyçit në këto zgjedhje do të ketë betejë mes komunizmit dhe demokracisë.
“Populli i Kosovës e ka pasur fatin (e keq) të jetoj në të dyja sistemet. Por vetëm njëri ofron progres e mirëqenie, e këtu qytetarët duhet të zgjedhin, a deshirojnë REPUBLIKË apo një babe!”, ka shkruar tutje ai.