spot_img

Molliqaj: Konjufca e ka pranuar vetë se ka qenë në SHIK, ai shefin e ka në Hagë!

spot_img

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka folur për akuzat që ia kishte bërë Glauk Konjufcës se ky i fundit në të kaluarën ka qenë pjesë e Shërbimit Informativ të Kosovës(SHIK).Molliqaj ka thënë se u qëndron prapa fjalëve që i ka thënë në 2019-ën për Konjufcën dhe pozitën që ai pretendon se mbante në SHIK.Madje thotë se Konjufca këtë ua ka thënë edhe dhjetëra personave.

“Fatkeqësisht shefi i tij është në Gjykatën Speciale. Unë i kam thënë të gjitha. Qëndroj bindshëm. Është e qartë. Të gjithë e dijnë, jo veç unë, jo veç Glauku, jo veç Kadriu. E dijnë edhe plot njerëz tjerë pasi që është bërë diskutim publik. Nuk e kam kuptu asnjëherë as mospranimin prej anës së Konjufcës i cili e ka pranu te plot njerëz, pra janë dhjetëra njerëz që ua ka pranu, qoftë edhe gazetarë që janë në Prishtinë që e dijnë këtë çështje që është pranu nga vet zoti Konjufca, dhe as mbështetjen nga vet zoti Veseli për cfarëdo arsye që mund të ketë bërë, qoftë edhe për rregullat e shërbimeve që unë nuk e di se si funksionojnë”, ka thënë Molliqaj.

Molliqaj ka thënë se kur Veseli kishte prezentuar një pjesë të skemës së SHIK-ut, ka mundur të tregojë që edhe personi në fjalë ka qenë zyrtar.“Meqenëse ka prezentu në një moment një skemë të SHIK-ut, ka mujt të tregoj që edhe personi në fjalë ka qenë zyrtar. Ky nuk ka qenë ndonjë person i lartë, po këtë e dijnë të gjithë. Unë s’kam fakte, mirëpo kjo i bjen mos me fol për asnjë të vërtetë përveç me shku me dokumente. Unë s’kom punu në SHIK që me pas dokumente, as s’kam qenë bashkëpunëtor i zotit Veseli”, ka thënë në fund ai.

NGJARJE TË TJERA

spot_img