Në orët e hershme të së djelës, ka ndërruar jetë ish-futbollisti shqiptar, Milutin Kërçiç.
Është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare ish-futbollisti i Skënderbeut dhe ekipit kombëtar, Milutin Kercic.
Sipas mediave shqiptare, thuhet se ai vuante prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë. Ai më herët ishte nështruar operacionit në zemër.
Milutin Kercic është padyshim një nga futbollistët më të mirë në gjithë historinë e klubit korçar.
Prej gati 30 vitesh jetonte në Guci të Malit të Zi prej dhe nga kishte origjinën e babait.
Nga viti 2010 është rikthyer dhe një herë tek Skënderbeu pasi ish-presidenti i ekipit korçar Agim Zeqo e ka përfshirë për gati 3 sezone në stafin e ekipit.
Edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar në rrjetin e tij social, Facebook, lidhur me vdekjen e futbollistit shqiptar.
Meta e cilësoi si humbje të madhe ndarjen e parakohshme nga jeta të Kërçiçit ku tha se ishte një talent i jashtëzakonshëm dhe model ideal i lojtarit perfekt në fushë.
Postimin e plotë të Presidentit Meta mund ta shihni më poshtë.