spot_img

Gëzim Kelmendi: Gratë duhet të punojnë 4 orë dhe të paguhen për 8 orë

spot_img

Kandidati për deputet, Gëzim Kelmendi nga partia FJALA, i ftuar në DebatPernime tha se gratë duhet të punojnë me ora të përgjysmuar dhe të paguhen për honorarin e plotë.

Gjithashtu, Kelmendi ka thënë se 6 mujori i dytë i pushimit të lehonisë duhet të paguhet nga shteti.

“Pjesë e programit tonë pavarësisht a janë të martuara apo jo gratë, është që të punojnë vetëm 4 orë dhe të paguhen për 8 orë. Ndërsa sa i përket pagesës së pushimit të lehonisë është që 6 muaj të paguhen nga punëdhënësi dhe 6 muaj nga shteti”, ka thënë Kelmendi.

Pjesë e debatit të sotëm janë: Shemsedin Dreshaj nga AAK, Gëzim Kelmendi nga FJALA dhe Hatim Baxhaku nga LDK.

Debati transmetohet në orën 20:20 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahet gjatë dhjetë ditëve të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen të dielën, me 14 shkurt.

Përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.

NGJARJE TË TJERA

spot_img