Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka bërë parashikimin për rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Veliu thotë se LDK në këto zgjedhje do të merr 31 deputetë.
Nënkryetari i LDK-së, thotë se AAK nuk do të ketë shumë ndryshim në rezultat për dallim nga zgjedhjet e kaluara. Ai mendon se AAK merr 10 deputetë në këto zgjedhje.
Veliu në Dukagjin thotë se PDK merr në këto zgjedhje 25 deputetë.
Ai ka thënë se NISMA Socialdemokrate do ta kalojë pragun në këto zgjedhje duke marrë 7 deputetë.
Në bazë të parashikimit të Veliut, LVV-së i mbeten 27 deputetë.