Është publikuar një tjetër skandal i “Përputhen”.
Konkurrenti i “Përputhen”, Edison Ramhoxha, është filmuar në shoqërinë e ish-banores së Big Brother, Fjorentina Halili, shkruan lajmi.net.
Dyshja u filmuan në momente intime, duke shijuar verën dhe u panë teksa po shkëmbenin puthje në buzë.
Videoja në fjalë u publikua nga menaxheri i VIP-ave, Xhani Demika, i cili e shoqëroi postimin edhe me një emoji me zemër.
Se a janë vërtet të lidhur Edisoni dhe Fjorentina jashtë “Përputhen”, mbetet të kuptohet në vazhdim.