Gjermania mbyll kufijtë me Çekinë dhe Tirolin e Austrisë.
Qytetarët e këtyre dy vendeve nuk mund të futen në Gjermani. Gjermania ka kundërshtuar kërklesat e BE që të mos mbyllë kufijtë me këto vende dhe ka futur kontrollet, për shkak të përhapjes së mutantëve të virusit në këto vende. Gjermania në këtë mënyrë dërgon një sinjal të qartë se do të mbrojë rezutlatet e arritura me shumë mund në luftimin e pandemisë. Indikatori i infektimeve në Gjermani në 100.000 banorë në shtatë ditët e fundit ka rënë sot në 57 që është rezultati më i mirë në disa muajt e fundit. Deri tani nuk ka paralajmërime për mbylljen e kufijve me vendet tjera, por as kjo nuk përjashtohet. Më parë janë ndaluar udhëtimet në Gjermani për Britaninë e Madhe, Irlamndën, Brazilin, Portugalinë dhe Afrikën e Jugut. Vendet e Ballkanit Perëndimor deri tani nuk janë përmendur në këtë kontekst.
Marrë nga gazetari Bahri Cami