spot_img

Paralajmërohet rifillimi i fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka njoftuar se po bëhen të gjitha përgatitjet për rifillimin e fluturimeve në Aeroportin “Adem Jashari”.

Abrashi në facebook ka njoftuar po ashtu se në bazë të udhëzimeve të tjera shumë shpejt do të bëhet publike data e rifillimit të fluturimeve.

Publikimi i plotë i Abrashit:

Diasporë mirësevjen në atdhe

Transporti ajror është mënyra më e shpejtë dhe e sigurtë e lidhjes së Kosovës me diasporë, tregjet rajonale dhe ndërkombëtare.

Rifillimi i fluturimeve ajrore është pjesë e rëndësishme e planit për rimëkëmbjen ekonomike të vendit pas Covid-19.

Në bashkëpunim me të gjitha institucionet si Autoritetin e Aviacionit Civil, Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, kompanitë ajrore dhe Ministrinë e Shëndetësisë do t’i intensifikojmë punët që të hapim sa më shpejt Aeroportin për fluturime ndërkombëtare duke respektuar plotësisht udhëzimet për masat e sigurisë për parandalimin e Covid-19 të lëshuar nga Agjencioni Evropian i Sigurisë së Aviacionit (EASA) dhe udhëzimet tjera nga Ministria e Shëndetësisë

Do t’iu njoftojmë së shpejti për datën e rifillimit të plotë të fluturimeve ndërkombëtare, duke ia mundësuar diasporës ta vizitojnë atdheun e tyre.

Do të vazhdojmë me punë të mira për diasporën, bizneset, prodhuesit vendor, bujqit, arsimin, mjekësinë dhe duke i normalizuar marrdhëniet me vendet mike të Kosovës, sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

NGJARJE TË TJERA

spot_img