(E plotësuar) – Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani ka theksuar se rritja e rasteve ka ardhur si shkak i festës së Bajramit, lirimit të masave dhe rikthimit në punë të institucioneve.
Ai para gazetarëve ka kërkuar nga qytetarët që t’i raspektojnë rekomandimet e IKSHP-së.
Sipas tij, disa mund ta kalojnë koronavirusin pa simptoma, ndërkaq të moshuarit, dhe ata me probleme shëndetësore janë më të rrezikuar dhe kësisoj ta ngarkoj sistemin shëndetësor.
Ramadani ka theksuar se nëse nuk respektohen masat e IKSHP-së, atëherë institucionet do të detyrohen t’i rikthejnë masat dhe kufizimet.
Ai ka theksuar se qytetarët duhet të përdorin maskat mbrojtëse, derisa ka kërkuar ndihmën edhe nga ana e qytetarëve.
Ndërsa, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se gjendja me koronavirus vazhdon të mbetet normale, duke shtuar se nuk ka nevojë të bëhet panik.
Ai në një konferencë për media, ka thënë se krejt çka duhet është të respektohen rekomandimet nga institucionet relevante.
“Gjendja është normal, nuk ka vend për panik ashtu siç është prezantuar në orët e pasdites, krejt çka duhet është ta rrisim kujdesin, ta mbajmë distancën dhe ti respektojmë rekomandimet. Për këtë arsye organet e pavarura do ta shtojnë kontrollin e mbikëqyrjes”, ka thënë ai.
Zemaj ka bërë thirrje që të bëhet kujdes.
“Gjendja duhet të ndryshojë për së miri dhe të mos kemi nevojë të përballemi me masa shtesë. Virusi është akoma prezent, mos besoni deklaratave të ndryshme për shkak të interesave të ndryshme, por besojuni profesionistëve shëndetësorë”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se Qeveria ka marrë vendim që qysh nesër të ketë lëvizje të lirë edhe në kufi.
Flet ministri Zemaj: Gjendja është normale, lutje që të respektohen masat dhe të ruhet distanca
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë në konferencën për medie se gjednja aktuale me Covid-19 është brenda asaj që ishte parashikuar me hapjes së masave, gjithsesi ai ka bërë lutje që qytetarët të kenë kujdes për të mos u rritur numri i të prekurve pasi virusi është ende aktiv.
“ Sot së bashku me ekspertët e IKSHPK’së dhe Inspeksionit Sanitar e bëmë një kalim ditor të gjendjes aktuale dhe një qartësim të gjendjes. Konstatojmë se gjendja është normale. Ajo që duhet të bëjmë është të ruajmë distancën dhe të mbajmë pastërtinë. Ky është një mesazh dhe lutje. Qysh sot do të shtojmë intensitetin të kontrollave dhe të kujdesit’’, ka thënë ai.
‘’Duhet të bëjmë kujdes që të mos kemi shtim të masave’’
‘’Qytetarë të nderuar. Bëjmë apel që të kemi kujdes.Virusi është ende në mesin tonë”, shton ai.
‘’MSH ka marrë vendim që qysh ensër të kemi lëvizje të lirë. Është interes i joni. T’ju lehtësojmë ardhjen bashkëatëdhetarëve dhe të ruajmë shëndetin. Tu ndihmojmë bizneseve, tu ndihmojnë familjeve që të kalojmë së bashku këtë situatë. Paniku e dëmton zhvillimin e Republikës së Kosovës dhe u ndihmon individëve në dëmtimin e shëndetësisë kosovare”, theksoi ai.
***
Gjatë ditës së sotme në vend u regjistruan 40 raste të reja me koronavirus, gjë që ka bërë që Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të thërrasin konferencë për medie.
Ministri Zemaj thërret konferencë për media
Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, bashkë me drejtorin e IKSHPK-së, drejtorin e Policisë së Kosovës dhe drejtuesit e Inspektoratit Shëndetësor (MSh) dhe Inspektoratit Sanitar (AUVK) do të mbajnë sonte konferencë për media.
Konferenca mbahet në ora 22.00 në Ministri të Shëndetësisë.
Ajo mbahet disa orë pasi që IKSHPK raportoi edhe për 40 raste të reja me COVID-19.