Reperja e njohur shqiptare, Tayna, është duke shijuar suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit.
Ajo solli një bashkëpunim me këngëtarin Flori dhe producentin Cricket të titulluar “Magdalena” – këngë e cila u prit shumë mirë nga publiku.
Ndërkohë, 24-vjeçarja po vazhdon të jetë aktive dhe mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria.
Së fundmi, reperja me prejardhje nga Prizreni ka publikuar disa fotografi të reja mjaft provokuese për fansat e saj.
Këtë herë ajo ka pozuar me një palë xhinse të zbërthyera, teksa ka vënë në pah të brendshmet dhe dekoltenë e hapur.
Duke treguar linjat e lakmueshme trupore, Tayna bëri që këto fotografi të pëlqehen dhe komentohen në masë të madhe nga ndjekësit.
Reperja ka treguar se është shumë e përkushtuar ndaj palestrës, ndaj kjo është dhe arsyeja pse duket gjithnjë fine në paraqitjet e saj.