Ylli i MMA, Conor McGregor i ka habitur të gjithë mëngjesin e sotëm me deklaratën e tij, teksa nëpërmjet faqes zyrtare të tij, ka njoftuar tërheqjen përfundimtare nga ky sport.
Në postimin e tij, luftëtari irlandez shkruan se ka vendosur ta mbyllë me betejat në kafaz, duke falënderuar të gjithë për kujtimet e mrekullueshme.
Por cila është arsyeja që ai vendosi ta mbyllë aventurën e tij në MMA? Ai ka zbuluar se mungesa e dashurisë për këtë sport ka bërë që ai të vendosë për pensionim.
Për ESPN ai tregoi:
Ky sport thjesht nuk më emocionon dhe kjo është e gjitha. Vazhdojmë të presim dhe asgjë nuk po ndodh. Nuk ka asgjë që është interesante për mua në këtë sport.
Kujtojmë McGregor kishte planifikuar të luftonte tre herë këtë vit por pandemia ka bllokuar gjithçka dhe si përfundim irlandezi vendosi t’i anulonte të gjitha dhe të njoftonte largimin.