Ajo njihet si një nga vajzat shumë të komentuara në rrjetet sociale. Është fjala për moderatoren, Megi Pojani, e cila herë pas here bën postime mjaft provokuese në profilin e saj në “Instagram”.
E kështu ka bërë edhe së fundmi. Bukuroshja brune ka ndarë me ndjekësit një pozë ku shfaqet shumë “hot”.
Teksa qëndron e ulur në shkallë, Megi pozon provokuese ,e dy banane në duar. Ajo shfaqet e veshur me të zeza dhe një palë shapka me gisht, ngjyrë portokalli dhe rozë.
“Stop! Bëj like. Zoti t’rujt”, shkruan moderatorja e njohur krahas pozës që mori mbi 40 mijë pëlqime dhe komente pafund.