Këngëtari shqiptar, Robert Berisha, para disa jave ishte kryefjala e medieve rozë për shkak të një video ku u shfaq duke u puthur me modelen italiane.
Më vonë u aludua, se Roberti dhe Maria Bove nuk janë në lidhje dashurie, e ajo puthje ishte vetëm një flirt, shkruan GazetaBlic.
Së fundmi, Maria Bove zhvilloi një bisedë me ndjekësit në Instagram ku nuk kishte si të mungonin pyetjet për Robertin.
E pyetur se nëse ka ndonjë romancë mes saj dhe këngëtarit, Maria nuk hezitoi të përgjigjej.
“Isha e sigurt se kjo ishte pyetja e parë. Jo njerëz unë dhe Roberti nuk jemi bashkë”, është përgjigjur modelja italiane.