Bekim Haxhiu është regjistruar si deputet i Kuvendit të Kosovës. Haxhiu fitoi mandatin e pestë si deputet. Ai thotë se PDK nuk do ta votojë as qeverinë Kurti e as Osmanin presidente.
Ai shkruan:
Sot për të pestën herë radhazi u regjistrova deputet i Kuvendit të Kosovës.
Faleminderit përzemërsisht të gjithë votuesve që më besuan mandatin e 5-të për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Duke marrë besimin për deputetë pesë herë radhazi me numrin 109, qytetarët vlerësuan punën time dhe më obliguan që të vazhdoj edhe më me përkushtim të punoj në Kuvendin e Kosovës.
PDK nuk voton qeveri të mashtruesve dhe as presidente përqarse që etiketon vendin e vet.
Zotohem se do të vazhdoj të jem zëri i qytetarëve në Kuvendin e Kosovës
Na priftë e mbara!
Përzemërsisht,
Bekim Haxhiu –>