Besnik Berisha, avokati i të dyshuarit Shaban Gogaj për vrasjen e Agonis Tetajt ka vazhduar të mbrojë klientin e tij e njëjkohësisht të arsyetojë për veprimin e rëndë para tri viteve në Deçan, transmeton Periskopi
Berisha kur pyetet pse Gogaj ka gjuajtur me armë drejt Tetajt, ai përgjigjet:
‘’Ka qenë dita më e lumtur e jetës së tij. Nëse e ke një revole me gaz, aso e shtynë edhe nën sofër sepse e njëjta nxjerr vetëm flakë edhe gaz. Shabani është i bindur se ka qenë arma me gaz, nuk ka pasë qëllim e as dashje e as dijeni se ajo vret dikë tjetër. Ka qenë vetëm pakujdesi’’, ka thënë ai në Prime Time.