Artisti Daku, ka ardhe me një projekt, sa gjigand aq edhe të bukur e të pëlqyer.
Ai ka lindur në Bamberg të Gjermanisë, por prindërit i ka shqiptarë, duke mos harruar traditën dhe kulturën shqiptare.
Kënga paraprake “Policia”, kishte një sukses të jashtëzakonshëm, duke prekur milionin e shikimeve, e padyshim edhe ky projekt do të jetë edhe më shumë i pëlqyer.
“Ma Cherie” quhet projekti më i ri nga Daku. Ky projekt po pëlqehet sa në Gjermani, po aq edhe në Kosovë.
Daku ka zgjedhur që projektet e tij gjigante të i realizoj në studion “Saf Music”.
Natyrisht që ky nuk do të jetë projekti i fundit, por pas tij do sjellë edhe projekte tjera.
Pas një kontakti me menaxherin, Xhani, u tha se Daku është në punë intensive me producentin e njohur dhe të talentuar Ridvanin.
“Mbi te gjitha Falenderojm shume te gjithe ata Artista Shqiptar per Suportin e dhene ndaj Dakut”, është shprehur menaxheri Qendrim Xhani.