Zlatan Ibrahimovic u rikthye te Suedia në mënyrën më të mirë, duke asistuar në ndeshjen e parë që nga rikthimi.
Kombëtarja suedeze fitoi 1:0 ndeshjen e parë në Grupin I ndaj Gjeorgjisë në ciklin kualifikues për kampionatin botëror “Katar 2022”.
Pas takimit Zlatan Ibrahimovic në konferencë për shtyp u shpreh i lumtur me fitoren, teksa pati një paralajmërim për kundërshtarët.
“Unë ende mundem t’i bëj lëvizjet ‘ninjas’”, deklaroi sulmuesi 39-vjeçar i Milanit.
Kujtojmë se të dielën Suedia dhe Ibrahimovici do të jenë kundërshtarë të Përfaqësueses së Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.