Liverpool e ka deklasuar Arsenalin në ndeshjen e zhvilluar në ‘Emirates’ të Londrës.
Skuadra e Jurgen Klopp ka fituar me rezultat të thellë prej 0-3, shkruan Albanian News
Dy gola në këtë sfidë janë realizuar nga zëvendësuesi Diego Jota dhe njëherë ka shënuar sulmuesi më i mirë i kësaj skuadre Mohamed Salah.
Kështu Liverpool i ka dërguar sinjale edhe Real Madridit para sfidës që këto dy skuadra do ta kenë të martën në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Pas kësaj fitore tani Liverpool renditet në vendin e pestë në Premier Ligë me 49 pikë, vetëm dy më pak se Chelsea i cili pozicionohet në vendin e katërtë, pozitë kjo që i dërgon skuadrat në grupet e Ligës së kampionëve.
Ndërkohë Arsenal vazhdon të mbetet në vendin e 9-të me 42 pikë./Albanian News