Ajo është ndër artistet shqiptare që i kushton shumë rëndësi paraqitjeve të saj.
Fjala është për Anxhelina Hadërgjonaj, e cila herë pas herë mban të azhurnuar 203 mijë ndjekësit.
Në disa postime të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune ka sjell disa imazhe tejet tërheqëse.
E veshur me një bluzë të zezë, dukjen ajo e ka kompletuar me pantallona të thjeshta dhe aksesorë të shumtë.
Pjesa e shpinës ishte pjesërisht e hapur, ndërsa përmes kësaj poze ajo theksoi të pasmet e formësuara.
Komentet për këtë paraqitje të bukuroshesh ishin nga më të ndryshmet, por të gjitha duke e komplimentuar.
“Run For” në anën tjetër është hiti saj i fundit, që ka arritur të pëlqehet në masë të madhe nga admiruesit e muzikës së saj. /Telegrafi/