Nëna e Mauro Romanos, fëmija i rrëmbyer në Salento të Itlaisë në vitin e largët 1977, kur ishte vetëm 6 vjeç, sot shpreson që djali i saj të jetë hiç më pak por sheik Sheik Mohammed Al Habtoor, 52 vjeç, djali i manjatit Khalaf Al Habtoor, shkruan Ansa, raporton Ora News.
“Shpresoj të jetë ai sepse kjo do të nënkuptojë se ai është ende gjallë dhe se askush nuk e ka vrarë kurrë”, thotë Bianca Colaianni.
Nëna e Mauros bazohet te disa detaje te imazhi i sheikut, ose më saktë dy shenjave: njëra në vetull dhe tjetra në dorën e djathtë, të cilën e ka të shkaktuar nga një hekur kur ishte i vogël, raporton Ora News.